KRYEFAQJA » LAJME » Volejbolli i të rejave nis fazën e dytë të kampionatit

Volejbolli i të rejave nis fazën e dytë të kampionatit

Kampionati Kombëtar i Volejbollit për të Reja është rikthyer në fundjavë me ndeshjet e javës së tij të 6-të, që është edhe java e parë e fazës së dytë. Në grupin A, Tirana, Besëlidhja dhe Vllaznia i kanë fituar në 3 sete sfidat përkatëse ndaj Korabit, Mirditës dhe Mjeshtërisë Sportive Durrës,  ashtu sikundër kanë bërë edhe Skënderbeu dhe Flamurtari 1 në grupin C ndaj Flamurtarit 2 dhe Apolonisë, ndërsa po për këtë grup, Pogradeci ka mposhtur 3-1 Himarën. Ndërkaq, në grupin B, Partizani dhe Teuta kanë fituar në 3 sete përkatësisht në fushën e Dinamos dhe Lushnjës, ashtu sikundër ka bërë edhe skuadra e Duka Volejit në Elbasan ndaj skuadrës vendase, në pamjet që na përcjell kjo kronikë. Për trajneren e kryeqytetasve, ish-volejbollisten e shquar, Lulëzime Duka, kjo skuadër është më tepër një nismë shoqërore. Në grupin B, Partizani kryeson renditjen me 18 pikë, i ndjekur nga Teuta me 15 dhe Duka Volej me 12.

Sicred