KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll, Tuci: Kombëtarja privilegj dhe sfidë!

Volejboll, Tuci: Kombëtarja privilegj dhe sfidë!

Është një nga lojtaret me më tepër përvojë në ekipin kombëtar të volejbollit të femrave të Shqipërisë. Por për Esmeralda Tucin, thirrja në fanellën kuqezi është sa privilegj edhe sfidë. Bashkë me shoqet ajo vijon stërvitjen në mjediset e reja të Sallës Sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës, në përgatitje për ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë.
“Si lojtare e vjetër e ekipit kombëtar, pasi kam shumë vite që luaj, është privilegj, por edhe barrë shumë e madhe” thotë ajo për RTSH. “Gjithmonë është emocion i veçantë çdo vit që ne grumbullohemi” shton Tuci.
Volejbollistja 31-vjeçare thekson se grupi po e jep maksimumin në stërvitje. “Grupi është shumë i mirë, mendojmë të bëjmë maksimumin. Po stërvitemi dy herë në ditë dhe shpresojmë të kemi rezultate të kënaqshme” shprehet volejbollistja e kombëtares.
Për këtë arsye, ajo beson në një paraqitje të kënaqshme në Ligën e Evropës. “Pavarësisht se grupi është pak i fortë ne do bëjmë maksimumin” premton Esmeralda Tuci.
Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred