KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll, Shqipëria, me sytë nga Evropiani U-19

Volejboll, Shqipëria, me sytë nga Evropiani U-19

Shqipëria do të mirëpresë vitin që vjen fazën finale të Evropianit të Nën-19-vjeçareve, ndërsa misioni i drejtimit të ekipit i është besuar trajnerit të mirënjohur, Roland Tarja. Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, zgjedhja e Tares ishte një zgjedhje logjike. Për vetë trajnerin, privilegji është i madh, por më e madhe është përgjegjësia. “Të punosh pëer ekipin kombëtar të volejbollit është gjithmonë nder. Vajzave do tiu vlejë kjo stërvitje edhe nga ana psikologjike, e jo vetëm fizike.” – tha ai. Për kreun e organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, pritshmëritë janë të mëdha. Kurse trajneri Tarja ka nisur tashmë punën në përgatitje të kësaj veprimtarie. “ Seleksionimet do të fillojnë shumë shpejt. Do të përfshijmë sa më shumë volejbolliste të reja në këto seleksionime dhe do të punojmë fort për të arritur rezultate sa më të larta.” Viti 2018 pritet të jetë një vit i ngjeshur për volejbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.