KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll, Sava Thaka, midis më të mirave në Sllovaki

Volejboll, Sava Thaka, midis më të mirave në Sllovaki

Ndonëse skuadra e saj, BK 97 Stova, nuk e ka nisur edhe aq mirë sezonin e ri të nivelit më të lartë të kampionatit sllovak të femrave, duke i humbur 2 nga 3 ndeshjet e para, volejbollistja shqiptare, Sava Thaka i ka bërë një nisje mjaft të mirë sezonit në planin personal. Skuadra e korçares e ka humbur ndeshje e parë, 2-3 me COP Nitran, ku Thaka realizoi 20 pikë, por ka vijuar të fitojë në ndeshjen e dytë, duke mundur UCM Tërnavën me shirat 3-1. Sportistja 1 m e 94 cm e lartë ka realizuar 13 pikë në këtë fitore, ndërsa në takimin e javës së 3-të, skuadra e shqiptares ka vijuar të mundet në 4 setet në fushën e VTC Pezinokut. Në këtë humbje, Thaka realizoi 15 pikë, nga të cilat 4 nga shërbimi si dhe 3 të tjera nga blloqet e sukesshme. Pas këtyre 3 javëve të para, skuadra e BK 97 Stovës mban vendin e 5-të në renditje, me 4 pikë, 6 sete të fituara dhe 7 të humbura. Por vetë Sava Thaka është përfshirë, për të dytën javë radhazi, në formacionin më të mirë të kampionatit, ndonëse këtë radhë si e 3-ta më e mirë në bllok. Me 48 pikët e realizuara në 3 ndeshja, me një mesatare prej 16 pikësh për ndeshje, 25-vjeçarja renditet e 3-ta në listën e pikëshënueseve më të mira të kampionatit, ndërsa mban gjithashtu vendin e 5-të në renditjen e shënueseve më të mira për set, me 3.69 pikë të realizuara në secilin prej 13 seteve ku ka luajtur. Ajo është e 4-ta në renditjen e efikasitetit të zhytjeve, pasi ka realizuar 48 %, apo thënë ndryshe 31 nga 68 zhytjet e saj, ndonëse është sportistja që ka numrin më të lartë në kampionat. Natyrisht, shtatlartësia e saj i ka dhënë mundësinë që, në këto 3 ndeshje të para ajo të mbajë edhe vendin e parë në renditjen e lojtareve më të mira në bllok të kampionatit sllovak, me 10 blloqe të suksesshme. Ndeshja e radhës për Thakën dhe skuadrën e saj është ajo e së shtunës së 14 tetorit, kur BK 97 Stova do të presë në fushën e vet kryeqytetaset e Sllavia së Bratisllavës.

Sicred