KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll / Redi Koçi, nisje të mbarë aventurës nordike
Redi Koçi mbyll 2017-ën me debutim mbresëlënës në Finlandë

Volejboll / Redi Koçi, nisje të mbarë aventurës nordike

Ka nisur në një mënyrë të shkëlqyer aventura e Redi Koçit në kampionatin finlandez të volejbollit për meshkuj. Shtatlarti shqiptar, i cili në korrik nënshkroi një kontratë dhe në gusht u zhvendos në klubin finlandez të Leka Volejit, ka debutuar me dy fitore me skuadrën e tij të re në kampionatin e vendit nordik. Përveç kësaj, edhe paraqitja e tij personale ka qenë mbrësëlënëse, duke qenë në të dy takimet, pikëshënuesi i dytë më i mirë, ndërsa është shndërruar shpejt në një nga lojtarët më të dashur për tifozerinë vendase. Në takimin e javës së parë, të zhvilluar të dielën, skuadra e volejbollistit 2 metër e 3 centimetra të lartë ka fituar në 3 sete (25-23, 27-17 dhe 27-25) në fushën e Loimusë, ndërsa Koçi realizoi 14 pikë. Vetëm 24 orë më pas, skuadra e 22-vjeçarit që u zbulua nga trajneri pasionant Dritan Bardhi dhe spikati në volejbollin shqiptar me Farka Volejin, ka vijuar të triumfojë në takimin e vlefshëm për javën e dytë, ndaj Hurrikanit. Këtë radhë, skuadra e Leka Volejit ka mposhtur në 4 sete nënkampionen e sezonit të shkuar, ndërsa Koçi e rriti edhe më tepër nivelin e tij të lojës, duke realizuar 20 pikë. Ardhja e shqiptarit në skuadrën e Leka Volejit, duket se e ka shndërruar ekipin që e mbylli sezonin e shkuar në vendin e 7-të të renditjes, në një pretendente për titull, teksa kryeson renditjen e këtij sezoni, me pikë të plota, 6, pas dy javësh. Në kampionatin finlandez është zhvendosur edhe ish-volejbollisti tjetër i farka Volejit, pasuesi Ildi Deliu, skuadra e të cilit, Vantaa Daks, i ka humbur të dy ndeshjet e para me të njëjtin rezultat, 1-3.

Sicred