KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll, Mirdita në rrugë të mbarë drejt ngjitjes

Volejboll, Mirdita në rrugë të mbarë drejt ngjitjes

Pasi ka mundur 3-1 në fushën e vet Flamurtarin, skuadra e volejbollit të Mirditës vazhdon përgatitjet për 4 ndeshjet e mbetura të fazës së dytë të Grupit A2 dhe për shefin e klubit, Mark Kola, synimi mbetet i njëjtë. Fjalëve të Kolës u ka bërë jehonë edhe kapitenia Amarda Gjini. Mirdita aktualisht kryeson renditjen e nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, që njihet si Grupi A2, me 6 fitore në po aq ndeshje dhe është pretendente kryesore për t’u ngjitur midis më të mirave të rrjetës shqiptare sezonin e ardhshëm.

Sicred