KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll; Martiri dhe Pëllumbi: Liga e Evropës, një bast i fituar

Volejboll; Martiri dhe Pëllumbi: Liga e Evropës, një bast i fituar

“Finishi i një maratonë, që tashmë duhet kurorëzuar me rezultatet në parket.” Kështu e ka cilësuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, pjesëmarrjen e Shqipërisë në Ligën e Evropës, e cila do ta luajë fazën e parë të grupit A në Tiranë. Pas javësh të tëra përgatitjesh, Kombëtarja e Volejbollit të femrave ka mbërritur në prag të pjesëmarrjes së saj të dytë në Ligën e Evropës, ku Shqipëria do të përballet në grupin A me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. Duke folur për Televizionin Shqiptar, trajnieri Altin Martiri thotë se skuadra është gati si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sportiv: “ Jemi në fazën përmbyllëse të stërvitjeve, gjendja e ekipit është e mirë. Kemi pasur disa probleme jo te lehta, por me optimizëm do të tentojmë që në ndeshjen e parë të arrijmë fitoren Kemi mjaft lojtare të zonjat, deri në 14 që janë gati për të dhënë maksimumin në fushë.” Për Pëllumbin, vajzat kuqezi kanë një objektiv të qartë; Fitoren duke u përpjekur me gjithë forcat. Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Finlandën, Austrinë dhe Bjellorusinë, do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred