KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll, Koçi dhe Deliu, nga miq, në “armiq”

Volejboll, Koçi dhe Deliu, nga miq, në “armiq”

Përgjatë këtyre 9 viteve të fundit, apo më saktë që nga koha kur, si fëmijë, nisën të luanin volejboll, me atë që më vonë do të shndërrohej në hirushen e volejbollit shqiptar, Farka Volejin, skema ka qenë e thjeshtë: Ildi Deliu ka pasuar topin dhe Redi Koçi ka finalizuar, shumicën e kohës, me sukses. Por, të dielën, gjithçka ishte ndryshe, sepse dy volejbollistët e ekipit kombëtar ishin në gjysmat e ndryshme të parketit në kampionatin finlandez, me rrjetën që i ndante në mes, pasi Leka Volej e Koçit dhe Vantaa Daks e Ildi Deliut u përballën me njëra-tjetrën. Për shtatlartin 2 m e 3 cm të lartë, ndjesia ishte e veçantë. Ndeshja u fitua nga skuadra e Koçit, me shifrat 3-2, por, përtej humbjes, për Deliun, kjo ishte një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë. Megjithatë, ky duel gjithëshqiptar në parketin finlandez do të përsëritet më 18 nëntor, ku të luhet ndeshja e kthimit.

Sicred