KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll – Femra, Ulaj: Kombëtare, përmbushja e një ëndrre

Volejboll – Femra, Ulaj: Kombëtare, përmbushja e një ëndrre

Madona Ulaj është një tjetër “import” i Kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave. Ndërsa për sportisten e rritur në Itali, fanella kuqezi është përmbushja e një ëndrre.”Jam shumë e kënaqur se kur kam qënë e vogël ka qenë dëshira ime më e madhe për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar” thotë ajo për RTSH.
Ulaj vlerëson atmosferën që ka gjetur në kombëtaren e vajzave, sidomos për pritjen nga shoqet e skuadrës, që e kanë bërë të ndjehet si në shtëpi. “Jam ndjerë si në shtëpi. Vështirësi kam ndjerë pak tek gjuha se nuk e di mirë, megjithatë gjithshka shkon mirë thotë ajo.
21-vjeçarja është optimiste për një paraqitje të mirë të kombëtares në grupin A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. “Jemi duke punuar shumë! Të gjitha bashkë do të kemi shumë mundësi” thotë Ulaj.
Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.

Sicred