KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll Femra, Sindi Marina vazhdon paraqitjet e mira

Volejboll Femra, Sindi Marina vazhdon paraqitjet e mira

Ndonëse skuadra e saj nuk ia ka dalë, ndryshe nga turneu i parë parasezonal, të triumfojë edhe në turneun e dytë, “Bluejay Invitational”, Sindi Marina vazhdon të bëjë një paraqitje të qëndrueshme në volejbollin e femrave të kolegjeve amerikane. Pasuesja 19-vjeçare e Kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave ka luajtur në të 3 takimet që skuadra e saj, ajo e Universitetit të Kalifornisë Jugore, zhvilloi në Omaha të Nebraskës. Skuadra e shqiptaro-amerikanes u mund 1-3 në ndeshjen e parë përballë Ijouas së Veriut, në një ndeshje të luftuar pikë për pikë në shifrat e seteve 26-24, 30-28, 17-25, 26-24, por Marina regjistroi, për të 19-ën herë në karrierë, shifra të dyfishta, me 22 pasime të sakta, 11 pritje të suksesshme dhe shënoi edhe dy herë nga shërbimi. Skuadra e saj u rikthye të fitonte 3-0 (26-24, 25-16, 25-18) në ndeshjen e dytë nga vendaseve të Krejtonit, ku Sindi regjistroi 22 pasime të sakta për të pikë, por vijoi të mundej në ndeshjen e 3-të, 1-3 përballë Universitetit të Kentakit. Universiteti i Kalifornisë Jugore u mund në katër sete, 1-3 (25-16, 11-25, 25-19, 25-19), por Sindi Marina sërish spikati, duke regjistruar, për të 20-ën herë në karrierë, shifra të dyfishta, me 12 pasime të sakta, 10 pritje të suksesshme dhe shënoi edhe dy herë nga shërbimi. Kështu, pra, pavarsisht dy humbjeve dhe një fitore në këtë turne të dytë parasezonal, Sindi Marina vazhdon të bëjë paraqitje të kënaqshme në volejbollin e femrave të kolegjeve amerikane.

Sicred