KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll femra, Sindi Marina e nis me fitore

Volejboll femra, Sindi Marina e nis me fitore

Ka nisur me një fitore të vështirë, por të vyer, sezoni i rregullt për volejbollisten shqiptare, Sindi Marina, e cila militon me skuadrën e saj universitare, atë të Kalifornisë së Jugut, në kampionatin amerikan të kolegjeve. Skuadra e pasueses së Kombëtares kuqezi të volejbollit të femrave, e cila erdhi pas 9 fitoresh dhe 3 humbjesh në turnetë parasezonalë, ka mposhtur në ndeshjen e parë të sezonit rivalen kaliforniane, atë të Universitetit të Kalifornisë Los Anxhelos, që njihet shkurt si UCLA, me rezultatin 3-2. Në fakt, skuadrës së 19-vjeçares i është dashur të përmbysë një deficit prej dy setesh, për të gjetur fitoren. Ekipi i Universitetit të Kalifornisë Jugore, që njihet shkurt me nofkën “Trojanet”, e ka fituar setin e parë të takimit, me shifrat 25-21. Por skuadra mike e Los Anxhelosit, që njihet shkurt me nofkën “Arushat”, kanë reaguar fort, duke i fituar dy setet e tjera. Ato e kanë marrë setin e dytë 25-15, duke barazuar fillimisht gjendjen e seteve në 1-1 dhe duke vijuar të marrin edhe setin e 3-të, 25-18, dhe, bashkë me të, edhe kryesimin e rezultatin në 2-1. Por skuadra e Marinës është kundërpërgjigjur në setin e 4-t, duke e fituar atë 25-21 dhe duke bërë që gjithçka të vendoset në setin e 5-të dhe të fundit. Në këtë, është skuadra e Universitetit të Kalifornisë Jugore ajo që dominon tërësisht, duke kryesuar fillimisht me rezultatin e thellë 7-1 dhe duke vijuar ta ruajë këtë epërsi në 12-7. Ndonëse skuadra mike do të reagojë dhe do të shkurtojë hendekun e pikëve në 11-14, ekipi vendas do të ruajë gjaftohtësinë dhe do ta fitojë setion 15-11 dhe bashkë me të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2. Volejbollistja shqiptaro-amerikane ka dhënë 26 pasime të sakta për pikë, më tepër sesa e gjithë skuadra, ndërsa ka bërë edhe 5 pritje të suksesshme. Takimi i radhës për skuadrën e Sindi Marinës është i pasdites së 24 shtatorit 2017 me Oregonin.

Sicred