KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll, Femra; Marina për fanellën kuqezi
Cindy-Marina, Volejboll, Femra, Marina për fanellën kuqezi, sport

Volejboll, Femra; Marina për fanellën kuqezi

Cindy Marina është shndërruar në një njërën prej shtyllave të Kombëtares shqiptare të volejbollit të femrave, por shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pësuar një dëmtim që në seancën e parë dhe vetëm të hënën është rikthyer në stërvitje me grupin pas një terapie intensive. Për Sindin, ky është një rikthim mjaft i mirëpritur. Volejbollistja shqiptaro-amerikane beson se kjo Kombëtare do të shkojë më larg se thjesht një paraqitje dinjitoze në Ligën e Evropës. Në përgatitje për ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar stërvitjen e parë të saj mjediset e reja të Sallës Sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës. Ndeshjet do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred