KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll femra; Erblira Blici dhe Liga e Evropës
erblira-bici, gjuan, kombetarja, Volejboll femra, Erblira Blici, Liga e Evropës

Volejboll femra; Erblira Blici dhe Liga e Evropës

Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, luajti sezonin e shkuar me ekipin italian të LPM Mondovit në Serinë A2 dhe është shndërruar në një nga shtyllat e ekipit kombëtar. Në prag të pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, ajo e çmon lart përvojën e përfituar në Itali duke thënë se i ka ndikuar shumë pozitivisht aq sa as nuk e kish imagjinuar. Për Bicin, Kombëtarja vjen në një tjetër stad të lojës së saj në pjesëmarrjen e dytë në Ligën e Evropës në volejboll për Femra. Kjo i jep 22-vjeçares optimizëm për rezultate pozitive në grupin A, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. Ndeshjet e grupit A të Ligës së Evropës do të luhen nga data 9, deri më 11 qershor 2017 në Shqipëri dhe nga data 16, deri më 18 qershor 2017 në Bjellorusi.

Sicred