KRYEFAQJA » LAJME » Volejboll Femra, Bici: Besojmë tek suksesi edhe në Bjellorusi

Volejboll Femra, Bici: Besojmë tek suksesi edhe në Bjellorusi

Ka qenë vendimtare në suksesin e Kombëtares kuqezi të volejbollit të femrave, që e ka mbyllur në mënyrë të shkëlqyer fazën e parë të pjesëmarrjes së saj në grupin A të Ligës së Evropës, duke mundur Bjellorusinë 3-1 dhe duke u renditur e dyta. Por, për Erblira Bicin, që në atë ndeshje realizoi 33 pikë, ky nivel realizimi është bërë tashmë normal. Ajo shprehet për mikrofonin e TVSH:“ Sa për kombëtaren besoj se ky është kulmi , ndërsa në kampionatin italian e kam arritur këtë rezultat.” Bici shikon Bjellorusinë si sfidante kryesore për vendin e dytë në renditjen e grupit. “Bjellorusia është një ekip shtatlartë dhe i fuqishëm dhe këto kohë është duke hecur mirë edhe me grupmoshat. Vitin e kaluar ne kemi fituar kundër këtij ekipi me rezultatin 3-2 ndërsa sivjet 3-1. Për ne kjo është fitore e madhe.” 22-vjeçarja sapo ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me klubin italian të LPM Mondovisë, por ajo mbetet e përqendruar tek Kombëtarja kuqezi, që sipas saj, beson. “ Unë besoj shumë tek kombëtarja jonë deri në fund. Ne shkojmë gjithmonë të luajmë për të fituar. Këtu kemi plus të madh edhe tifozllikun e publikut.” Ndeshjet e kthimit të grupit A të Ligës së Evropës në volejboll për femra luhen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, nga data 16, deri më 18 qershor 2017.

Sicred