KRYEFAQJA » LAJME » Volej, Shqipëria ngre Kupën e Pavarësisë

Volej, Shqipëria ngre Kupën e Pavarësisë

Shqipëria në volejboll ka fituar Kupën e Pavarësisë, që u organizua në sallën olimpike “Feti Borova”. Në këtë aktivitet, si për meshkuj, ashtu dhe për femra, kemi fituar me Kosovën, 3-1 dhe 3-0, ndërsa diferencat në fushë kanë qenë të mëdha. Ajo që bie në sy është fakti se kundërshtare e Shqipërisë ishte Adelajda Prenga, e cila prej vitesh luan me Dritën e Gjilanit. Dhe në fakt diferencat janë të mëdha, ndërsa në setin e parë tonat kanë kryesuar deri në 8-6. Kosova e ka kthyer lojën dhe ka qenë shumë pranë fitimit të setit të parë, teksa ka kryesuar 24-22. Mirëpo tonat nuk kanë lëshuar dhe në fund kanë fituar 26-24. Në dy setet e tjera gjithçka ka qenë nën udhëheqjen e Shqipërisë, që duke fituar dy sete radhazi, 25-18 dhe 25-21, ka fituar të gjithë ndeshjen 3-0. Kanë mjaftuar tre pika të forta që Shqipëria e meshkujve të bëjë diferencën në fushën e lojës. Qepa me 20 pikë, Kula me 12 pikë dhe Çullhaj me 10 pikë në të gjithë ndeshjen dhe Shqipëria merr dy sete radhazi 25-18 dhe 25-11. Madje në të tretin udhëheq deri në 13-12 e duket se e “fle mendjen” shpejt për fitoren. Lëshon dhe Kosova përmbys duke fituar setin 25-22. Me të njëjtin rezultat tanët kanë fituar setin e katërt dhe krejt ndeshjen 3-1. Federata Shqiptare e Volejbollit, në një ceremoni që ka zhvilluar mes dy ndeshjeve të Shqipërisë me Kosovën, ka nderuar me Mirënjohje shtatëmbëdhjetë nga figurat e saj. Dhe ata ishin Vasil Binga, Anastas Panteqi, Thoma Spaho, Ylli Shehu, Harun Dojaka, Safa Vokopola, Vehbi Sulejmani, Fatmir Sharofi, Zhan Bonati, Lluka Prifti, Ali Miraku, Lulëzim Alite, Vasil Ruci, Vjollca Qose, Lejla Duka, Fatmira Dreni dhe Donika Muka. Ndërkohë me Mirënjohje është nderuar dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe Federata e Volejbollit të Kosovës.

Sicred