KRYEFAQJA » LAJME » Vokshi në “Java”: Protesta deri në largimin e Xhafaj

Vokshi në “Java”: Protesta deri në largimin e Xhafaj

Audio-përgjimi i vëllait të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj, për opozitarët tregoi të gjithë implikimin e qeverisë me aferat e krimit. E ftuar në emisionin JAVA në RTSH, deputetja demokrate Albana Vokshi, tha se do të jetë organi i akuzës ai që do të flasë për vërtetësinë e audio-përgjimit, por se ai e ka kryer qëllimin e tij për të çmontuar aferat kriminale. Deputetja Vokshi gjithashtu sqaroi se aksioni opozitar me qëllim largimin e ministrit Xhafaj nuk do të mbyllet me protestën e 26 Majit. Sakaq emisioni JAVA ka trajtuar edhe temën e sigurisë ushqimore dhe cilësisë së miellit të bukës që hamë, por edhe temën e monumenteve të qëndresës në kuadër të 45-vjetorit të revoltës së Spacit.

Sicred