KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë; Zjarri shkrumbon një ndërtesë
zjarri ne vlore, pallati 3katsh, flake, zjarr masiv

Vlorë; Zjarri shkrumbon një ndërtesë

Është shkrumbuar nga zjarri një banesë dy katëshe në lagjen “ Partizani” të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “ Kuzum Baba”. Policia dhe zjarrfikësit u njoftuan rreth orës 10.00 e pavarësisht se ndërhynë në kohë, nuk arritën të shpëtojnë asgjë. Ndërhyrja ka qenë mjaft e vështirë edhe për shkak të terrenit, dhe rrugicave të ngushta. Konfirmohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që është ushqyer dhe nga bombolat e gazit që ndodheshin në banesë. Banesa e shkrumbuar ishte në pronësi të 58 vjeçarit I.A , ndërsa u rrezikuan dhe dy banesa të tjera. Fatmirësisht kjo ngjarje nuk pati pasoja në njerëz.

Sicred