KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, vrasja e Dervishajt, i dyshuari në burg

Vlorë, vrasja e Dervishajt, i dyshuari në burg

Autori i dyshuar i vrasjes së 29 vjeçarit Vasil Dervishaj në Vlorë shtetasi A.Caushi, do të vijojë të hetohet duke qëndruar në burg. Kjo është një nga masat që vendosi sot Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Gjyqtarja Elona Mihali ka lënë në burg edhe Amarildo Grembin, njërin nga dy personat e arrestuar si bashkëpunëtorë të dy autorëve të vrasjes, ndërsa ka nxjerrë nga qelia bashkëpunëtorin tjetër. Nekid Arapi, do të vijojë të hetohet, por duke qëndruar në arrest shtëpie me mbikeqyrje elektronike. Ndërsa A.Caushi u akuzua për veprën penale të bashkpunimit në vrasje, dhe armëmbajtje pa leje, Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi, janë përballur me akuzat për mos kallëzim krimi dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes. Masa e sigurisë, arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për Nekid Arapit është dhënë pasi sipas hetimeve, ky i fundit i ka shoqëruar autorët, një pjesë rruge me makinën e tij, ndërsa nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin e vrasjes së 29 vjeçarit Dervishaj. Shtetasit e arrestuar pak ditë më parë nuk kanë bërë deklarata në seancën gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë, ndërsa ajo është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në kushte të forta sigurie. Në kërkim mbetet shtetasi me iniciale E.A, 31 vjeç, i dyshuar tjetër si bashkëautor i vrasjes së Vasil Dervishaj.

Sicred