KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, veliera ngec në cektinë, shpëtohen turistët gjermanë

Vlorë, veliera ngec në cektinë, shpëtohen turistët gjermanë

Tre shtetas gjermanë u shpëtuan pasditen e së enjtes në Gjirin e Vlorës, pasi nga moti i keq, anija me vela me të cilin ata udhëtonin ngeci në cekëtinë. Turistët janë transportuar pa probleme nga anija me vela, ndërsa e veshtirë ka qenë ankorimi në breg i mjetit lundrues për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë. Tre shtetasit gjermane vinin nga ishulli i Korfuizit, në bordin e anijes me vela, ndërsa janë hasur me vështirësi sapo i janë afruar Portit të Vlorës për shkak motit të keq.

Sicred