KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, vajzat në fshat brakstisin shkollën e mesme

Vlorë, vajzat në fshat brakstisin shkollën e mesme

Endrra e saj që fëmijë ishte të bëhej një ekonomiste e zonja dhe sot ajo ndjek studimet e larta në vitin e dytë në fakultetin ekonomik të qytetit të Vlorës. Por rruga për të arritur deri këtu nuk ka qënë e lehtë për Denisën. Asaj i është dashur të ndërpres shkollën në moshën 14 vjeçare për shkak të mentalitetit të fshatit ku banonte. Falë fushatave sensibilizuese të kryera në disa fshatra të Vlorës nga world vision, si dhe vënia në dispozicion e një furgoni nga ana e tyre për transportin e nxënësve, bëri që pjesa më e madhe familjeve të ndërgjesohen dhe të dërgojnë vajzat e tyre në shkollë. Ashtu si shumë banorë të zonave rurale në Vlorë edhe Shpresa Myrtaj vendosi që mbesa e saj e madhe të mos e vazhdonte arsimin e mesëm për shkak të distancës së largët të fshatit me shkollën. Ndryshoi shpejt mendim dhe vendosi që arsimin e mesëm dhe atë të lartë ta vazhdonte jo vetëm mbesa e madhe por të gjitha vajzat e shtëpisë.  Edhe mësuesit konfirmoje një rritje të konsiderueshëm të vajzave që frekuentojnë shkollat e mesme.  Thuhet që me të vjetërit e kanë të vështirë të ndryshojnë mendim, por fakt është që 75 vjeçarja sot mendon ndryshe për rolin e shkollës në shoqëri.

Sicred