KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, shpërndarja e teksteve shkollore, radhë të gjata në pikat e shpërndarjes

Vlorë, shpërndarja e teksteve shkollore, radhë të gjata në pikat e shpërndarjes

Shpërndarja e tekseve shkollore ka nisur në qytetin e Vlorës që në fillim të kësaj jave, por sëbashku me to kanë nisur edhe sorrollatjet e prindërve nëpër libraritë e qytetit për të siguruar të gjitha tekstetet para fillimit të vitit shkollor. Mungesat e shumta ne tituj në libraritë pranë institucioneve arsimore kanë bërë qe ata të mos ndalen vetëm në këto pika, por të kërkojnë edhe në shumë të tjera.

Përveç mungesës së disa librave, prindërit janë të shqetësuar edhe për çmimin e tyre  që krahasuar me një vit më parë jaëe edhe më të shtrenjta.

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit parashikon që shpërndarja e të gjithë teksteve shkollore të përfundojë 7 dite para fillimit fillimit të vitit shkollor.