KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë
Vlorë, shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë

Vlorë, shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë

Policia e Vlorës ka shpallur ne kerkim nje person per ngjarjen e djeshme tek rreth rrotullimi i Çoles. Ne njoftimin e policise thuhet se nga keqyrja e kamerave ne zone ka rezultuar se:Shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri ( pistolete ) duke qëlluar mbi automjet. Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt. Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij. Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

Sicred