KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, sërish vrasje dhe shpërthim eksplozivi

Vlorë, sërish vrasje dhe shpërthim eksplozivi

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur mbrëmë vonë qytetin e Vlorës. Rreth orës 22:10 minuta, Fatjon Sinani 40 vjeç është vrarë me armë zjarri në banesën e tij në lagjen “ Partizani”. Brenda pak minutash, policia arriti të arrestoje në dalje të kësaj lagjeje, Neritan Qeribanin, 42 vjeç i cili dyshohet se është një nga autorët e vrasjes. Mësohet se viktima Fatjon Sinani,është me origjinë nga Tropoja, ndërsa kishte pesë-gjashtë vite që jetonte në Vlorë. Ishte i martuar, por pa fëmijë. Nga dëshmitë e marra në vendngjarje rezulton se 40 vjeçari Sinani, ishte i papunë, në gjendje të vështirë ekonomike. Policia konfirmon se po hetohet në dy pista për vrasjen, atë të një grindjeje të çastit mes viktimes dhe autorit, ndërsa një tjetër pistë është dhe ajo e ndonjë ngjarjeje të vjetër apo hakmarrje, në kohën kur ka jetuar në vendlindjen e tij në Tropojë deri disa vite më parë. Në harkun e një ore, rreth orës 22 e 58 minuta, një tjetër ngjarje ka tronditur qytetin. Vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi vrasja, ka shpërthyer një automjet tip Ford Fokus me targa AA 987 KP. Sipas policisë automjetit i është vendosur një sasi lëndë eksplozive në pjesën e përparme të tij, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në informacionet e para policia konfimon se të dyja ngjarjet e ndodhura në mbrëmjen e të martes në Vlorë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, megjithatë hetimet vijojnë.

Sicred