KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë; Sekuestrohet tokë e përfituar me dokumenta false.
vlore, gjykata vlore, sekuestrohet, toke, dokumenta false

Vlorë; Sekuestrohet tokë e përfituar me dokumenta false.

Rreth 950 mijë metra katrorë tokë kullotë dhe pyll janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës në zonën e fshatit Peshkëpi, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuar. Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kësaj prone, të regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Refat Shanaj, pasi është krijuar dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se është përfituar në bazë të një serie falsifikimi dokumentesh. Prokuroria e Vlorës nisi hetimin në bazë të materialit referues të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në bazë të rekomandimeve të Task-Forcës së ngritur pranë Këshillit të Ministrave. Në bazë të hetimeve të deritanishme të kryera nga ana e Prokurorisë së Vlorës, rezulton se regjistrimi i kësaj pasurie me përmbajte të falsifikuar është kryer në vitin 2007 .

Sicred