KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Sekuestrohet një gomone me 750 kg kanabis

Vlorë: Sekuestrohet një gomone me 750 kg kanabis

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas kapjes së një gomoneje me Kanabis ditën e djeshme në Vlorë. Në deklaratën zyrtare të policisë sqarohet se mjeti është kapur në Gjirin e Anglezit, pranë Karaburunit dhe se ishte gati për të transportuar kanabisin drejt italisë. Në operacionin policor ku morën pjesë Delta Forcë, policia e shtetit dhe forcat detare u bllokua gomonia 7.2 metër e gjatë me plot 750 kilogramë kanabis. Sipas raportit të policisë lënda ishte e ndarë në 57 pako të përmasave të ndryshme e mbështjellë me natriban dhe qese plastike. Një pjesë e lëndës narkotike u gjet e ngarkuar në gomone ndërsa pjesa tjetër ishte e shpërndarë në breg të detit. Gjatë bllokimit të mjetit lundrues dhe sasisë së lëndës narkotike, dyshohet se 3 shtetas duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Vazhdon operacioni i përbashkët nëpërmjet kërkimeve nga toka dhe uji me qëllim kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.

Sicred