KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Sekuestrohet 1.2 ton kanabis

Vlorë: Sekuestrohet 1.2 ton kanabis

Operacioni më i fundit antidrogë i policisë së Vlores, finalizohet me sekuestrimin e 1 ton e 255 kilogram Cannabis Sattiva. Operacioni “UNDERGROUND” u zhvillua në fshatin Peshkëpi, dhe kjo sasi e konsiderueshme lënde narkotike u gjet e fshehur në tunele të nëndheshme, poshtë banesës së Ilirjan Borakajt, 55 vjeç . Poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe të vëllain Jetnor Borakaj, i cili dyshohet se mund të jetë përfshirë edhe ai në këtë ngjarje. Policia ka dyshime se në këto veprime kriminale të “ prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” janë implikuar edhe persona të tjerë, dhe po punon për arrestimin e tyre. Ndërsa disponon informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit italian. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj, makineri për presimin e lëndës narkotike, fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

Sicred