KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Sekuestrohen 7 ton kanabis në fshatin Babicë e Vogël

Vlorë: Sekuestrohen 7 ton kanabis në fshatin Babicë e Vogël

Një aksion i përbashkët ndërmjet Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të mbështetura nga Delta Forcë si dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, kanë të bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme Kanabis-Sativa në Babicë të Vogël, të qytetit të Vlorës. Burime konfidenciale nga policia bëjnë me dije se janë afro 7 ton kanabis sativa e paketuar e cila ishte fshehur në bodrumet e një banese dykatëshe. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë qënë edhe persona të cilët janë shoqëruar nga policia e Vlorës në ambjentet e komisariatit. Rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm, ka mbërritur në ambjentet e komisariatit të policisë Vlorë, droga e sekuestruar në fshatin Babicë e Vogël. Policia e Vlorës në orët në vijim pritet të bëje një deklaratë rreth personave që janë të implikuar në këtë trafik si dhe sasinë e sekuestruar të drogës. Aksioni, nisi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së 18 Tetorit .

Sicred