KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, sekuestrohen 201 kilogramë lëndë narkotike

Vlorë, sekuestrohen 201 kilogramë lëndë narkotike

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur nga policia e Vlorës në bashkëpunim me policinë Kufitare dhe Delta Forcë. 21 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, boçe, kërcell e gjethe të thata si dhe mbetje të bimëve narkotike, me peshë totale rreth 210 kilogramë, janë sekuestruar nga policia. Lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë të ndenjur në shtratin e Lumit Shushicë. Me urdhër të Prokurorit nga gjitha sasia e lëndës narkotike të gjetur u mor në cilësinë e provës materiale për analiza laboratorike rreth 30 kilogramë. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur lëndë narkotike kanabis sativa.

Sicred