KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, Ringrihet flamuri me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë

Vlorë, Ringrihet flamuri me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë

105 vjetori i shpalljes së pavarësisë është festuar në të gjithë Shqipërinë ndërsa në Vlorë është ringritur flamuri kombëtar në shenjë kujtimi e mirënjohje të asaj çfarë ndodhi në këtë qytet 105 vjet më parë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin jo vetëm krerët më të lartë të shtetit shqiptar por edhe atij të Kosoves. Për presidentin Ilir Meta kjo datë është data më e ndritur e kombit shqiptar. Duke u ndalur tek viti i Skënderbeut Presidenti Meta theksoi se ky vit do të jetë shumë i rëndësishëm. Viti i Skënderbeut duhet të jetë një vit që sheh nga e ardhmja u shpreh Rama. Po nga Vlora Kryeministri Rama shpalli edhe logon zyrtare të vitit të Skënderbeut, nga video e shfaqur kjo logo kujton 6 data të rëndësishme që janë personifikuar në 6 yjet e yllit të logos, yll ky që daton që nga emblema e Kastriotëve.

Sicred