KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Rama takohet me pensionistët/Çdo fundvit shpërblime dhe rritje të pensioneve

Vlorë: Rama takohet me pensionistët/Çdo fundvit shpërblime dhe rritje të pensioneve

Reformë të thellë në administratë paralajmëroi sot kryeministri Edi Rama gjatë takimit me pensionistët në Vlorë. Po për realizimin e kësaj reforme ku sipas tij të vendosen njerëzit e aftë dhe jo ata më tesera partie, rama tha se Partisë Socialiste i duhen 71 vota. Duke komentuar koalicionet mes partive, Rama deklaroi se ato duhet të ndërtohen vetëm mbi bazën e programit. “Nuk mund të vazhdoje më historia e administratës shtetërore, historia e një sistemi partish që e gërryen administratën nga brenda. Nuk mund të jenë zyrat e shtetit si degë partie. Nuk mund të ndahet administrata shtetërore si tepsi që një parti merr x inspektoriate apo agjensi, drejtori dhe y parti merr inspektoriate apo agjensi, drejtori dhe nuk ka më rëndësi se a e ka kjo parti njeriun më të zot që i duhet vendit për at punë apo nuk e ka, thjesht partita ka vendin dhe njeriun që i gjen një vend” theksoi Rama. Për 4 vitet e ardhshme kryeministri premtoi rritje të pensioneve, ndërsa në çdo fundvit marrjen e një shpërblim deri në 100 mijë lekë. Sërish Rama përsëriti idenë se vota për partitë e vogla do të ishte një votë e shkuar dëm.

Sicred