KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, mes tensionit PS shkarkon kreun e Këshillit të Qarkut
Vlorë, PS e ndihmuar nga opozita shkarkon kreun e Këshillit të Qarkut

Vlorë, mes tensionit PS shkarkon kreun e Këshillit të Qarkut

Kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadri Danaj është shkarkuar nga detyra të martën dhe në vendin e tij është zgjedhur Ervis Moçka. Shkarkimi i tij është bërë me votat e këshilltarëve të PS.  Këshilltarët e LSI kanë braktisur mbledhjen dhe ata të PDIU nuk ishin të pranishëm. Danaj, ishte zgjedhur në këtë post nga PS, por njihej si përkrahës i ish deputetit socialist Koço Kokëdhima, tashmë i shkarkuar nga të gjitha postet në PS. LSI e konsideroi ngjarjen si një sjellje arrogante. Shkarkimi është shoqëruar me debate dhe tension në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Vlorës.

Sicred