KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, policia sekuestron 1 ton kanabis sativa
Vlorë, policia sekuestron 1 ton kanabis sativa

Vlorë, policia sekuestron 1 ton kanabis sativa

Policia e Vlorës godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike, duke sekuestruar afro 1 ton kanabis sativa. Mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:30, pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba” është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon tip Benz Mercedes, ku u gjet 932 kg kanabis sativa. Lënda ishte sistemuar në 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme, të mbështjella me natriban dhe qese transparente. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim një shtetas, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Sicred