KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, policia ndalon dy persona dhe rreth 725 kg kanabis
Berat, ndalohen 5 persona dhe sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike

Vlorë, policia ndalon dy persona dhe rreth 725 kg kanabis

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 725 kg kanabis sativa në një operacion të koduar “Mesnata” dhe ka arrestuar dy persona. Operacioni është zhvilluar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia sasia e madhe e lëndës narkotike. Të arrestuarit janë 34-vjeçari Artan Kalemi dhe 41-vjeçari Xhemil Kalemi, të dy banues në Vlorë. Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojne verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Sicred