KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë
Arrestohen vrasësit e dyfishtë

Vlorë, në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë

Policia e Vlores ka shpallur në kërkim një person, pasi ka dyshime të forta për përfshirje në vrasjen e dyfishtë në zonën e Pyllit të Sodes. Ndonëse zyrtarisht nuk konfirmohet asnjë detaj i hetimeve, burime pranë policisë së Vlorës kanë thënë se pesë persona janë shoqëruar dhe pyetur në lidhje me ngjarjen, ndërsa një person është shpallur në kërkim Olsi Hoxhallari, 43 vjeç, dhe nëna e tij Selkie Hoxhallari, 73 vjeç, u gjetën pa jetë në banesën e tyre që ishte shkrumbuar nga flakët mëngjesin e së dieles. Fillimisht u mendua se ngjarja kishte ndodhur nga rrjedhja e bombulës së gazit, por më pas ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se në trupat e viktimave ka shenja dhune. Policia dyshon se banesës pranë Pyllit të Sodës i është vënë flaka qëllimisht për të humbur gjurmët e krimit.

Sicred