KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, miratohet buxheti i Bashkisë
Vlorë, miratohet buxheti

Vlorë, miratohet buxheti i Bashkisë

30 vota pro,një absentim dhe shtatë kundër kanë qënë votat për buxhetin e bashkisë Vlorë për vitin 2018. Votat kundër kanë ardhur nga këshilltarët e partisë demokratike. E vetmja përfaqësuese e LSI në sallë ka absentuar për miratimin e këtij buxheti. 16 miliardë lekë të vjetra të këtij buxheti, do të shkojnë kryesisht investimet në infrastrukturë. Këshlltarët e PD-së të pranishëm në sallë kanë dal kundër buxhetit të propozuar nga bashkia vlorë për vitin 2018, ndërsa në një moment këshilltari i PD-së, Atird Hoxha e ka cilësuar të paaftë administratën e bashkisë së Vlorës. Mes debateve nga keshilltarët është kaluar në votim ndërsa nga 44 këshilltarë të pranishëm në sallë kanë qenë vetëm 38.

Sicred