KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, gjashtë të ndaluar dhe 900 kg drogë në operacionin “Forest”
Vlorë, gjashtë të ndaluar dhe 900 kg drogë në operacionin "Forest"

Vlorë, gjashtë të ndaluar dhe 900 kg drogë në operacionin “Forest”

Një hetim i nisur një muaj më parë nga ana e sektorit të antidrogës në policinë e Vlorës ka çuar në kapjen e 900 kg kanabis në tentativë per t’u trafikuar drejt Italisë, si dhe arrestimin në flagrancë të gjashtë personave. Operacioni i koduar “Forest“ u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga policia e Vlorës në bashkëpunim me “Delta Force”  dhe Guardia di Finanza në zonën e Zvërnecit. Lënda narkotike u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar në pako me peshë 15-30 kg secila. Ndërsa shtetasit Eduart Grabova, 39 vjeç,   Redjan Hasanaj, 28 vjeç,  Napolon Arshiaj, 27 vjeç, dhe  Ilir Qejvani, 24 vjeç, po tentonin ta ngarkonin në një gomone. Katër shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan në flagrancë ndërsa Jani Bajramaj 24 vjeç, drejtues i gomones dhe ndihmësi i tij  Eduart Abazi, 49 vjeç, u arrestuan nga policia pas tetë orë ndjekjeje në pyllin e Pish Poros. Policia ka bllokuar dhe mjetin lundrues dhe dy automjete, ndërsa njofton se vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Sicred