KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Vlorë: Drama, dy krisma në Paris

Vlorë: Drama, dy krisma në Paris

Drama “Dy krisma në Paris” rikthehet në teatrin “Petro Marko” të Vlores, pas 30 vitesh. Kësaj here jo nga ndonjë trupe profesionistë, por nga studentët e universitetit “Ismail Qemali”, të cilët u cilësuan aset i universitetit dhe i qytetit të Vlorës. “Vetëm studentët janë ata që mund të bëjnë bashkë në një shfaqje historinë, ndërgjegjen kombëtare, pedagogjinë, drejtësinë, gjykatësin, prokurorin, folklorin pra të gjitha elementet e kulturës jo vetëm shqiptare por dhe të kulturës universale” theksoi Rektori i Universitetit të Vlorës Roland Zisi. Loja e studentëve, mes të cilëve spikati dhe Gentian Këllçiu në rolin kryesor, atë të Avni Rustemit përcolli emocione tek spektatorët që kishin mbushur sallën të cilët nuk i kursyen duartrokitjet.

Sicred