KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Dita e parë e Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në Precizion

Vlorë: Dita e parë e Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në Precizion

Në bregdetin e Vlorës ka nisur të shtunën paradite Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe ky Botëror, i pari i këtij lloji në Shqipëri, po transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Në fakt, edhe ky transmetim pa ndërprerje në kanalin RTSH Sport, por, me alternive edhe në RTSH 1 HD, ka qenë një risi në vetvete sa i përket regjisë televizive, duke ofruar pamje spektakolare të rivierës shqiptare, por edhe me komentin e Erjon Xharos dhe pionierit të aeronatikës shqiptare, Alket Islamit, si dhe me lidhjet direkte nga Vlora me gazetarët Brikena Kuka dhe Dëfrim Met’hasani.
Në këtë Botëror marrin pjesë rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës. Për 10 ditë do të ketë jo vetëm sport ekstrem, por edhe ekspoze turizmi, që do ta kthejë bregdetin vlonjat në skenë të hapur natyrore mes sportit të qiellit dhe trashëgimisë kulturore në tokë.
Të shtunën kanë nisur garat e para dhe seanca e paradites ka zgjatur për mëse dy orë. Ndërkohë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë drejtpërdrejt edhe seancën e pasdites, ku të 150 pjesëmarrësit kanë kryer fluturimin e tyre të dytë.

Sicred