KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, digjen 3 automjete gjatë natës

Vlorë, digjen 3 automjete gjatë natës

Tre automjete janë djegur njëri pas tjetrit në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qytetin e Vlorës. Njëri nga automjetet është djegur në lagjen ‘Bishan’, ndersa dy te tjeret në lagjen ‘24 maji’. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se djegia e dy automjeteve ne lagjen “24 Maji” ka qenë e qëllimshme, ndërsa djegia e mjetit ne Bishan dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. Nga djegia e tre automjeteve nuk ka persona të lënduar. Me keto tri raste, shkojne në tetë rastet e shperthimeve dhe djegieve  te mjeteve  vetem gjatë këtij viti  në  Vlorë.

Sicred