KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët, zjarrvënie e qëllimshme

Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët, zjarrvënie e qëllimshme

Pak pas mesnatë, një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani”, në Vlorë. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake të policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S.P., ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Po në Vlorë në sajë të operacionit “Centralja” është vënë në pranga Klaudio Selimaj. Proçedimi penal ndaj tij ka nisur që në muajin tetor të këtij viti për tu finalizuar të dielën me arrestimin e Selimajt. Në banesën e tij në lagjen “10 korriku” 23-vjeçarit i është gjetur rreth 54.2 gr kokainë, e ndarë në 100 doza.

Sicred