KRYEFAQJA » LAJME » VLORE, AMBASADA AMERIKANE INVESTIM NË SHKOLLËN SPECIALE

VLORE, AMBASADA AMERIKANE INVESTIM NË SHKOLLËN SPECIALE

Mbështetja,lehtësimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, sidomos për personat me nevoja të veçanta, vijon të marrë vëmendjen maksimale të ambasadës amerikane në Tiranë. Sot u përurua rikonstruksioni i mjediseve të shkollës speciale në Vlorë. David Muniz zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë tha se “Kjo është nga ato ditë që unë ndjehem kaq krenar të përfaqësoj vendin dhe qeverinë time”. “Ajo që është me e rëndësishme këtu është se mundëm të ndihmojmë fëmijët me nevoja të veçanta, gjithsej 86 fëmijë, prindërti, kujdestarët dhe mësuesit. Kjo u realizua me 220 mijë dollarë ndihmë nga zyra e bahkëpunmit ushtarak nën komandën e Rick Jonson” tha zoti Muniz.
Për Dritan Lelin, kreun e Bashkisë së Vlorës “mirënjohja e drejtohet kësaj rradhe zyrës së bashkëpunimit të mbrojtjes në ambasadën amerikane, pasi me vendosmërinë e saj u financua ky projekt duke e shndëruar shkollën në një ambient të këndshëm, të rehatshëm, por edhe rehabilitues për këta fëmijë, për zhvillimin e procesit të specializuar mësimor për të cilin ata kanë nevojë”.
Shkolla për nevoja të posaçme në Vlorë që ofron kujdesin e saj për 86 femijë me aftësi të kufizuar, tashmë ka një mjedis rrënjësisht të ndryshuar.

Sicred