KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë, aksident rrugor në orët e para të mëngjesit

Vlorë, aksident rrugor në orët e para të mëngjesit

Një aksident rrugor ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë, hedh dyshimet se është pasojë e një krimi tjetër. Një benz me targa VL 9861 B, në pronësi të Engjëllush Aliaj, punonjës policie, dyshohet se është grabitur nga persona të paidentifikuar. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se veç shenjave të aksidentit në brendësi të makinës janë gjendur dhe shenja plumbash. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe uniformat blu, ndërsa ende nuk ka një informacion rreth ngjarjes apo autorëve të përfshirë.

Sicred