KRYEFAQJA » LAJME » Vlorë-Rradhimë, bllokohet nga rrëshqitja e dherave
Berat, moti me rreshje shkakton rrëshqitje gurësh

Vlorë-Rradhimë, bllokohet nga rrëshqitja e dherave

Rrëshqitjet e dherave, si pasojë e rrëshjeve të shiut kanë bllokuar rrugën në aksin Vlorë-Rradhimë pranë zonës së quajtur Kalaja në Ujë të Ftohtë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe rruga ka qëndruar totalisht e bllokuar deri në ndërhyrjen e parë në mëngjes. Një punonjës i vetëm ka mundur të hapë vetëm një krah të rrugës, duke krijuar mundësi për levizjen e automjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës apo Orikumit. Mungesa e një mjeti të rëndë ka sjellë vonesa në largimin e dherave. Zona tek Kalaja në Ujë të Ftohtë në aksin nacional Vlorë-Rradhimë është gjithmonë problematike në kohë shirash, pasi rreshjet e dendura shkaktojne rrëshqitje të dherave.

Sicred