KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Vlora 13 ditë pa traget, Kosto për biznesin

Vlora 13 ditë pa traget, Kosto për biznesin

Prej 13 ditesh trageti i linjes Vlorë-Brindizi,nuk është ankoruar në portin e Vlores. Shkak është një defekt i rëndë në kabinën e motorrit: “Kjo është situatë jashte normales , në radhë të parë për të gjithë qytetarët dhe pastaj për të gjithë jugun e shqipërisë që e përdorin ktë linjë të Brindisit me Vlorën. Dhe pastaj dhe për portin pasi ka humbjet e tij pasi 70-80% të të ardhura i kemi të lidhura me linjën me traget” tha Festim Skendaj Shef I Përpunimit në Portin e Vlorës. Kontrata përcakton se në raste të tilla kompania duhet të funksionoje me traget zëvëndësues, por siç ndodh rëndon edhe në këtë rast shkeljet janë të zakonshme. Ndërsa qytetarët dhe bizneset që kanë patur nevojë të përdorin këtë linjë u është dashur të kërkojnë zgjidhje alternative ose të qëndrojnë në pritje. Përballë kësaj situate,autoritetet kanë në dorë vetëm penalitetet financiare: “Kontrata e ka që për çdo ditë që sdo kryhet ka penalitete pas 10 ditëve qe e ka në kontratë me 1000 euro dita.Sipas informacionit nesër do të rifilloje punën linja nga Brindizi-Durrës”. E nëse qëndrojmë tek të ardhurat e portit, shefi i përpunimit thotë se nga 2013-ta ato janë rritur me 28 milionë lekë, por në volumin e përgjithshëm të ngarkim-shkarkimeve portet e Shëngjinit,Vlores e Sarandes zënë më pak se 10 %.

Sicred