KRYEFAQJA » LAJME » Vllaznia-Tirana; Sfida e mbijetesës
Vllaznia, Tirana, Sfida e mbijetesës, futboll, sport, tvsh

Vllaznia-Tirana; Sfida e mbijetesës

Vllaznia-Tirana është kryefjala e javës së 36-të të kategorisë superiore. Dy skuadra që i kanë dhënë tonin kampionatit shqiptar ndër vite me duelet e tyre për titull kampion apo për Kupën e Shqipërisë, duke ngritur peshë emocionet e të gjithë opinionit futbolldashës, këtë të shtunë do të luajnë për mbijetesë në kategorinë superiore. Dy fanella legjendare të futbollit shqiptar do të luajnë 90 minuta, të cilat për njërën prej tyre do të jenë të fundit në superiore. Të dyja skuadrat synojnë fitoren, por si është situata në kampin kuqeblu. Rubin Hebaj i Vllaznisë, mori një ditë më parë trofeun e vendit të tretë si talenti i vitit. Ndeshja Vllaznia-Tirana do të luhet të shtunën në orën 17.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar.