KRYEFAQJA » LAJME » Vllaznia, rikthehet presidenti Fushaj
Vllaznia-para-ndeshjes, Vllaznia, ndryshon presidencë

Vllaznia, rikthehet presidenti Fushaj

Valter Fushaj do të rikthehet si president i Vllaznisë. Kështu është shprehur ish-futbollist i Vllaznisë Edi Martini,  gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. Duke parë situatën e vështirë që po kalon skuadra shkodrane jo vetëm në këtë kampionat, por edhe gjatë viteve të fundit, teksa ka vuajtur presionin e qëndrimit apo jo në kategori, ardhja e një presidenti në krye të Vllaznisë bëhet e detyrueshme. Gjendja e amullt që ekziston te Vllaznia ka larguar tifozët nga shkallët e stadiumit. Megjithë merkaton e zhvilluar asgjë nuk po ndryshon te kjo skuadër, që pas 7 javësh kampionat vazhdon të endet në vendet e fundit të renditjes. Nëse Vllaznia nuk arrin të paktën objektivin e vetëm që i ka mbetur, Kupën e Shqipërisë, atëherë për skuadrën shkodrane do të quhet një sezon i dështuar, ka thënë ish-futbollisti i Vllaznisë, Edi Martini.

Sicred