KRYEFAQJA » LAJME » Vllaznia prezanton më në fund Drejtorin e ri Sportiv, turku Engin Firat
Engin Firat

Vllaznia prezanton më në fund Drejtorin e ri Sportiv, turku Engin Firat

I ardhur që prej së premtes së kaluar në qytetin verior, paraditja e së hënës ka qënë momenti i prezantimit zyrtar për turkun Engin Firat në cilësinë e drejtorit sportive të klubit të futbollit Vllaznia. Përpara se të niste komunikimin me gazetarët, Firat ka përcjellë impresionet e para të marrjes së detyrës së tij në krye të sektorit teknik të Vllaznisë. Në vijim, ai foli edhe për skuadrën kuq e blu, të cilen në fakt ka disa ditë që e ndjek prej së afërmi në seancat stërvitore të zhvilluara në fushen sportive të Shtojit ku ndër të tjera theksoi nse lojtarët që kanë rënë nga kategoria duhet të ndryshojnë mentalitetin. Për turkun Firat, bashkëpunimi me adminsitratorin, Suad Lici që në ditët e para të mbërritjes së tij në Shkodër ka qënë mjaft i mirë, por të njëjtën gjë thekson edhe për trajnerin e skuadres kuqeblu, Hasan Lika. Një nga pyetjet drejtuar drejtorit sportive të Vllaznisë, turkut Engin Firat ishte edhe ajo në lidhje me ndërhyrjet dhe presionet e shumta që janë konstatuar gjatë periudhës së kaluar nga persona të jashtëm. Firat foli edhe për realizimin e projekteve që ai ka për Vllazninë e ardhshme, të cilat janë afaktshkurtra si ajo për rikthimin e Vllaznisë në Superlige, si dhe më tek për perspektiven e klubit dhe markentingun e futbollistëve. Në mbyllje, duke e ditur se në Shkodër ka edhe një publik shumë sportdashës, ai ka kërkuar të përcjellë edhe një mesazh në adrese të tifozërisë kuqeblu. Nga sa bëhët e ditur drejtori sportiv, Engin Firat ka nënshkruar zyrtarisht kontraten me klubin e futbollit Vllaznia, e cila thuhet se do të jetë me një afat disa vjeçar.

Sicred