KRYEFAQJA » LAJME » Vllaznia-Partizani, drejtpërdrejt në RTSH në 14.00
Vllaznia-Partizani, drejtpërdrejt në RTSH në 14.00

Vllaznia-Partizani, drejtpërdrejt në RTSH në 14.00

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur tanimë vrullin e fundit të këtij sezoni dhe ajo rikthehet në mesjavë me ndeshjet e javës së 25-të, që luhen të gjitha ditën e mërkurë. Takimi më i spikatur është ai që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, midis Vllaznisë dhe Partizanit. Kjo ndeshje, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga  Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00, vë përballë dy skuadra që kanë përjetuar njëfarë ringjalljeje në këto javë të fundit. Vllaznia ka pësuar vetëm një humbje në 5 ndeshjet e fundit, teksa ka ndërsa korrur dy fitore dhe ka marrë dy barazime, ndërsa Partizani ka marrë dy fitore dhe një barazim në 3 ndeshjet e fundit. Po duke nisur nga ora 14:00, Luftëtari pret në Gjirokastër Kukësin, ndërsa Laçi është mysafir në Lushnjë, për t’u ndeshur me skuadrën vendase. Dy takimet e fundit të javës së 25-të luhen në mbrëmje, duke nisur nga ora 17:00, dhe Teuta pret në Durës Skënderbeun, ndërsa Kamza është mysafire në Vlorë, për t’u përballur me Flamurtarin. Në prag të këtyre ndeshjeve, Skënderbeu kryeson i shkëputur renditjen e Kategorisë Superiore, me 56 pikë, 14 më tepër sesa ndjekësja më e afërt dhe kampionia në fuqi, Kukësi, ndërsa Laçi dhe Flamurtari ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t të renditjes, me nga 36 pikë secila.

Sicred