KRYEFAQJA » LAJME » VLLAZNIA FITON KUPËN E SHQIPËRISË NË FUTBOLL PËR FEMRA

VLLAZNIA FITON KUPËN E SHQIPËRISË NË FUTBOLL PËR FEMRA

Futbollin shqiptar i femrave ka dhënë të mërkurën trofeun e parë të këtij sezoni, duke kurorëzuar Vllazninë si fituese, për herë të 5-të të Kupës së Shqipërisë. Në finalen që u luajt në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, shkodranet kanë mposhtur Apoloninë me rezultatin 3-0. Në fakt, fati i kësaj ndeshjeje është vendosur në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para, që kanë folur kryesisht për Vllazninë, janë mbyllur me rrjeta të paprekura. Ndërkohë, shkodranet do ta thyejnë qëndresën e futbollisteve fierake në mintutat e para të pjesës së dytë, kur Megi Doçi do të godasë fillimisht shtyllën e portës së Apolonisë, duke vijuar pak sekonda më pas të korrigjojë shënjestrën dhe të përshëndesë rrjetë. Vllaznia nuk do të vonojë të gjejë edhe golin e dytë, me anë të Jasharit, që realizon në minutën e 57-të, ndërsa Doçi do të plotësojë dygolëshin e saj në këtë ndeshje, duke u treguar e saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 75-të. Madje, vetëm shtylla horizontale do t’i mohojë asaj golin e 3-të personal, në fund të ndeshjes, por Vllaznia, 6 herë kampione e futbollit shqiptar të femrave, ka fituar me rezultatin 3-0, duke i shtuar kabinetit të saj të trofeve edhe trofeun e 5-të të Kupës së Shqipërisë.

Sicred