KRYEFAQJA » LAJME » Vllahutin thirrje politikës shqiptare: Arrini konsensus dhe bashkëpunim ndryshe integrimi do të jetë shumë i vështirë!
Vllahutin thirrje politikës shqiptare: Arrini konsensus dhe bashkëpunim ndryshe integrimi do të jetë shumë i vështirë!

Vllahutin thirrje politikës shqiptare: Arrini konsensus dhe bashkëpunim ndryshe integrimi do të jetë shumë i vështirë!

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i bëri thirrje politikës shqiptare për konsensus dhe bashkëpunim pasi në të kundërt procesi i integrimit do të jetë shumë i vështirë , thuajse i pamundur. Duke folur në tryezën e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert me temë “Çfarë e pret Shqipërinë mbas konkluzioneve të Këshillit të BE për çështjet e përgjithshme: Pritshmëritë dhe detyrat” diplomatja e BE tha se “Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush”.
Sipas zonjës Vllahutin “Integrimi Europian nuk është për njerëz që kanë programe apo agjenda të fshehura. Është me rëdësi që të punohet për këtë unitet”. Për ambasadoren e BE në Tiranë një gjë e tillë “Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur” nënvizoi zonja Vllahutin.
Duke spjeguar situatën ajo tha se ashtu si në çdo vend tjetër edhe në Shqipëri “Do të ketë disa grupe që nuk do të duhet të nxitojnë sepse nuk është në interesin e tyre”.
Lidhur me qëndrimin e vendeve të BE dhe konkluzioneve të Këshillit, ambasadorja Vllahutin tha se “Vendet e BE kanë njohur atë çfarë keni bërë dhe kjo mendoj se është e rëndësishme. Ka një grup jashtë mase të madh vendesh që ishin të bindura se reformat e kryera në këtë vend kanë arritur fazën ku ju mund të ecni përpara. Pra duhet që tu provoni që kanë të drejtë. Ka edhe pak vende që janë do të thoja paksa jo skeptike, por të kujdesshme dhe ju duhet tu provoni që ajo që ju keni bërë duhet të përfitojë edhe nga mbështetja e tyre. Ata i kanë njohur reformat dhe ata e kanë njohur, por duhet të jenë tërësisht të sigurta që ajo që ndodh në Shqipëri është përtej pikës së kthimit. Pra duhet bërë shumë me shtetet anëtare. Keni shumë shumë miq aty dhe mendoj se e vetmja gjë që duhet të ndodhë është që të përshpejtohet ky motor i reformave. Do të jetë një vit i vështirë. Një lloj konsensusi real të ndodhe sa me shpejt te jete e mundur” tha zonja Vllahutin.

Sicred